Showbiz

“Ka shoqen e tij më të mirë…”- Françeska zbulon çfarë i tha bashkëshorti pas batutës që tha në BBV për të

Shkruar nga Liberale

“Ka shoqen e tij më të mirë…”-

Françeska Murati, banorja e Big Brother Vip 3, e cila u eleminua mbrëmjen e së shtunës nga shtëpia vip, ka folur në lidhje me batutën që ka bërë për të shoqin, gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, e cila u bë virale.

E ftuar në emisionin Big Brother Fun Club, modelja tregoi se çfarë i tha bashkëshorti kur e takoi.

“U përqafuam, u puthëm dhe gjëja e parë që më tha ishte ‘zemra, unë jam bërë viral me dorinën.  Edhe sot në mëngjes, kur kemi dalë në lagje për të pirë kafe, asnjë nuk e përshëndeste në emër por të gjithë e përshëndesnin si dorina. Thashë obobo ç’paskam bërë. Unë isha me mikrofon të fikur”, u shpreh missi.

Françeska gjithashtu ka shuar kuriozitetin e shumë njerëzve, se kush fshihet pas veshjeve të saja luksozve.

“Unë kam tre shoqet e mia shumë shumë të mira që janë kujdesur për mua gjatë gjithë kohës dhe nuk më kanë lënë asnjë sekondë të mos shkëlqej në atë shtëpi. Janë shumë shumë të mira dhe për çdo prime janë kujdesur në mënyrë kategorike që unë të isha e kombinuar me këpucë, me vëthë me fustane”.

Gjithashtu, ish-banorja ka zbuluar se fustanin e finales, Egla do e marrë nga ajo..

“Fustanin e Eglës për finale vetëm prisni që ta shihni se kam filluar që tani përgatitjet dhe do të jetë perfekt.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH