Showbiz

“Çka më kanë parë sytë”/ Jetmiri kërcënon produksionin e Big Brother VIP? Ish-banori: A e dini sa lajme do bëjmë...?

Shkruar nga Liberale

“Çka më kanë parë sytë”/ Jetmiri

Jetmir Salaj ka reaguar sërish përmes një video live në rrjetet sociale, pas daljes nga Big Brother VIP.

Me anë të kësaj video ai ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë mendimesh dhe emocionesh, duke reflektuar mbi kohën e kaluar brenda shtëpisë.

"A e di sa lajme do të bëjmë, nuk e keni idenë, çka më kanë parë sytë edhe çka bëhet edhe si e tregojnë edhe si i dallaverosin njerëzit, e si e shesin sapunin për djathë kemi për të diskutuar shumë.", thotë ai. 

Duket se Jetmiri intrigoi ndjekësit për atë që mund të ketë ndodhur pas kamerave, ndërsa pretendon se  ai mund të zbulojë sekrete dhe të vërteta që deri më tani kanë qenë të fshehura nga publiku.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH