Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar ngjarjet e fundit në “Big Brother Vip3”. Ngjela u shpreh në “Breaking”, se e shikon Eglën si fituese të “BBV3”, pasi sipas tij, ajo ka një audiencë të madhe dhe e mbështesin shumë në publik.
“Egla fiton, ka audiencë më të madhe, ka përkrahje më të madhe. Do e shohë stafi drejtues dhe do thotë “do humbasim audiencën ne për elokuencën e Ilnisës?
Kaq është. E bën çdo njeri këtë llogari. Edhe ti ke pyetur sa e kam audiencën, ke pyetur në fillim. Tani që e ke të garantuar nuk çan kokën."- ka thënë Ngjela.