Showbiz

Jennifer Lopez shkon në palestër me çantën e veçantë 200 mijë dollarëshe

Shkruar nga Liberale

 

Jennifer Lopez shkon në palestër me çantën e

Ylli hollivudian, Jennifer Lopez është shfaqur pak ditë më parë në palestër me një aksesor që është në duart e të paktëve njerëz të elitës.Këngëtarja dhe aktorja 54-vjeçare, kishte veshur një kostum në ngjyrë blu-gri për tu stërvitur dhe për aksesorë zgjodhi çantën Hermès Himalayan Birkin, e cila kushtohet nga Sotheby’s rreth 200 mijë dollarë.


Verioni i kësaj çante me diamante në mbylljen metalike, mund të arrijë deri në gjysmë milioni dollarë, po të kemi parasysh se dy vite më parë një model i tillë u shit në ankand për 450 mijë dollarë.

Një model i rrallë çantash, Himalayan Birkin është prodhuar në copa të kufizuara, që janë lyer me dorë me një teknikë specifike në mënyrë që ngjyrat e formuara në lëkurë të kujtojnë majat e larta të Himalajeve.

Çanta është prej lëkure krokodili të Nilit dhe në versionin e saj më të shtrenjtë ka rreth 24 diamante mbi të, në total më shumë se 9 karat.

Jennifer Lopez shkon në palestër me çantën e

Sigurisht, duke qenë se po flasim për Jennifer Lopez, ajo nuk ka ngurruar ta mbajë këtë çantë në palestër, ku zakonisht shkojmë me një çantë shpine të thjeshtë. Ajo ka një koleksion të madh të çantave Birkin, ndaj i përdor në çdo mënyrë të mundshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH