Showbiz

“Jemi çift”/ Gjesti bën deklaratën e PAPRITUR për Eglin: Ne jemi puthur!

Shkruar nga Liberale

“Jemi çift”/ Gjesti bën deklaratën e PAPRITUR

Një bisedë mes Gjestit dhe Jozit ka bërë bujë, pasi tema e largimit të mundshëm të Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” solli një aludim të papritur nga ana e Gjestit.

Gjatë diskutimeve, Gjesti u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Mendoj se ti do dalësh këtë javë, s’ke bërë gjë”.

Në përgjigje, Jozi reagoi me një sfidë intriguese, duke thënë: “Nuk do të dal nga shtëpia pa ju parë (Gjestin dhe Eglin) si çift, duke u puthur”.

Kjo frazë shkaktoi menjëherë një reagim të papritur nga Gjesti, i cili u përgjigj pa hezitim me një fjalë të thjeshtë, por shumë të habitshme: “Ne jemi çift… jemi puthur”.

Gjesti gjithashtu shprehet se ‘e kam grua’ dhe i afrohet për t’a puthur: “Ma jep buzën”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH