Showbiz

Janë aktorë, këngëtarë… apo shkrimtarë! Apo as vetë nuk e dinë! Çfarë fshihet pas sherrit mes Ermalit dhe Luizit?

Shkruar nga Liberale
Janë aktorë, këngëtarë… apo shkrimtarë! Apo

Vazhdon sherri në distancë mes Ermal Mamaqit dhe Luiz Ejllit. Duket se nga garë për famë janë lëshuar në akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit.

Ermal Mamaqi i është përgjigur deklaratës së Luiz Ejllit, i cili para pak javësh tha se Ermali është shkrimtar më i mirë se sa humorist.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari në “Më lër të flas”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake UP”, Ermali tha se Luizi i ka dhënë këto fjalë pasi është mërzitur dhe për të marrë “hak” ndaj deklaratës së tij kohë më parë, kur u shpreh se fituesi i “Big Brother VIP” është aktor më i mirë se sa këngëtar.

“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori, ka diçka që e ka mërzitur, por ajo që kam thënë unë për Luizin ka qenë e sinqertë. Nuk kam thënë s’di të këndojë. Kam thënë më pëlqen më shumë si aktor se sa si këngëtar se nuk i kam ndjekur këngët e tij. Ai është mërzitur për këtë mesa duket. Por le ta lëmë me kaq e mos merremi më me këto muhabete”, u shpreh Ermali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH