Showbiz

"Jam tradhtuar nga ish-i dashuri, por faji ishte i imi", habit Rike

Shkruar nga Liberale

"Jam tradhtuar nga  ish-i dashuri, por faji ishte i imi", habit Rike

Grupi i vajzave në Big Brother VIP 3 u mblodh për të biseduar për dashurinë dhe përvojat e tyre në lidhje.

Ata shprehën nëse ishin ndonjëherë tradhtuar nga partnerët e tyre, nëse kishin falur ndonjëherë një tradhti, dhe si përfunduan lidhjet e tyre. Në fund të bisedës ishte radha e Rike Roçit.

Ajo pranoi se ishte ndarë nga ish-i dashuri i saj pasi ai e kishte tradhtuar, por e fajësoi veten për këtë situatë. Roçi theksoi se ishte shumë e zënë me punën dhe nuk i kushtonte mjaft vëmendje partnerit të saj.

“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndiente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej-këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, tha Roçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH