Showbiz

"Jam mirënjohës për…"/ Reagon për herë të parë Meritoni pas finales së "BBV" nga shtëpia e Ilnisës

Shkruar nga Liberale

"Jam mirënjohës për…"/ Reagon për herë

Meriton Mjekiqi ka qenë padiskutim një ndër personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të BBV. Ai ishte një ndër pesë finalistët e përzgjedhur, i cili u eleminua i pari në natën finale.

Ditën e sotme, Meritoni ka bërë reagimin e tij të parë pas daljes nga shtëpia e BBV, duke u shprehur shumë mirënjohës për të gjithë fansat që e kanë suportuar gjatë rrugëtimit të tij prej 133 ditësh.

“Përshëndetje nga unë Meritoni, në fakt sot po e shijoj ditën se vetëm kam pushuar dhe kam fjetur. Jam mirënjohës që keni besuar që unë të vi deri këtu ku arrita. Jam mirënjohës cdo familje shqiptare dhe cdo shqiptari kudo në botë që më keni votuar. Ju falenderoj shumë për çdo gjë. Ju dua pa masë. I juaji, Meritoni”, shprehet ish-banori i BBV3.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Nga sfondi i videos, duket qartë që Meritoni gjendet në shtëpinë e Ilnisës pasi sipas fansave aty gjenden piktura të shumta si edhe libra, për të cilat ish-banorja ka folur shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.

Në sfond gjithashtu duket edhe një fotografi e Ilnisës dhe Meritonit gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH