Showbiz

"Jam me xhirime, çfarë ka ndodhur?" Si e mësoi Amos Zaharia kallëzimin ndaj babait dhe motrës nga Princ Leka

Shkruar nga Liberale

"Jam me xhirime, çfarë ka ndodhur?" Si e mësoi Amos

Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zharia kanë bërë të dy kallëzim në polici, ku pretendojnë se janë dhunuar dhe sipas tyre ngjarja ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore.

Ditën e sotme Princ Leka ka paditur ish-bashkëshorten dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, për dhunë ndaj tij, akuza këto që janë hedhur poshtë nga babai i saj. 

Ndërkohë, vëllai i Elia Zaharias, Amos Zaharia, thotë se nuk di gjë për ngjarjen.

Në një lidhje live në emisionin “Jetë Shqiptare” , teksa gazetarja e pyet lidhur me rastin, ai thotë se po e merr vesh tani, pasi është me xhirime në Prishtinë.

Biseda e plotë me Amos Zaharia:

Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?

Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?

Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën...

Amos Zaharia: Ahhhaaa... për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?

Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.

Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.

Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH