Showbiz

“Jam më i lumturi në botë”, MEVLANI nuk i ndal emocionet kur partnerja i jep lajmin se ai do të bëhet BABA (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

“Jam më i lumturi në botë”, MEVLANI nuk i ndal

Mevlan Shaba ndau një rrëfim emocionues gjatë spektaklit të djeshëm në Big Brother Vip.

Banori i BBVK foli për sfidat e tij të jetës, përfshirë fëmijërinë, sakrificat e familjes, përvojën e tij jashtë vendit, dhe betejën me depresionin. Mes të tjerash, ai tregoi se ka gjetur dashurinë e tij të madhe.

Në këtë rrëfim, Mevlani zbuloi se është në një lidhje dashurie me një person që nuk është i njohur për publikun, ashtu siç kishte dëshiruar gjithmonë.

Partnerja e tij e surprizoi duke ardhur në spektakël për t’i dhënë një mesazh shumë special, si dhe për të ndarë një lajm të gëzueshëm: ata presin të bëhen prindër për herë të parë.

“Jam shumë e lumtur që gjeta njeriun e zemrës,” tha ajo, duke mos e zbuluar gjininë e foshnjës. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH