Showbiz

Ishte unike! Banorët komentojnë largimin e Eglës. Ja çfarë thotë Juli, Heidi dhe Romeo

Shkruar nga Liberale

Ishte unike! Banorët komentojnë largimin e Eglës. Ja

Banorët e Big Brother VIP kanë komentuar daljen e Eglës nga shtëpia, ku Heidi, Romeo Juli dhe Roza janë shprehur të prekur. Romeo e ka cilësuar Eglën si banoren më të fortë, “që nuk e ka parë asnjëherë Big Brother-i”.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Ishte luftarake dhe shumë e fortë

Romeo: Egla ishte dhe është unike. Mendoja që ka qenë lojtarja më e fortë në shtëpi. Ishte e fortë dhe speciale. Një zonjë grua e lezetshme, lojtare që nuk e ka parë asnjë Big Brother

Juli: Më vjen keq për sakrificën e saj në shtëpi, 80 ditë nuk jan pak. Ishte një nga personazhet më të forta, vajza më e veçantë në llojin e vet, megjithatë rregullat janë rregulla. Ka pasur arsye pse ka shkuar te ajo situatë. Banorët e kanë kuptuar pikën e saj të dobët dhe aty e goditën më shumë
Roza: Ndërkohë që po fliste Juli po përzgjidhja fjalët. Kemi pasur përplasje të forta bashkë, javën e fundit të saj pati sjellje njerëzore dhe kur më vinte nga mbrapa Françeska që më përndiqte e ka çuditur Eglën. U mundua të largonte Françeskën nga unë. Lojtare e fortë dhe lojtare e egër. Të çmontonte nga çdo mendim i keq që kishe për të.

Ori: Egla e fitoi terrenin dhe u bë e qënësishme në çdo prime. Ajo ishte sa e ftohtë dhe luftarake dhe me fantazi. Nuk mendoj që Vëllai i Madh u nxitua, iu tërhoq vëmendja vazhdimisht. Nuk ia kemi futur kot kur ia kemi tërhequr veshin për çdo gjë. Ata mund të luajnë si të duan, por me provokime denigruese, unë nuk e përqafoj

Arbër: Vendimi i Vëllait të Madh mu duk i drejtë, më duket vendimi më i drejtë që është marrë për shkak që është ridiskutuar për të shkuar te kjo situatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH