Showbiz

“Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi“, Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh

Shkruar nga Liberale

“Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja

Pas ndarjes nga i dashuri i saj i mëparshëm Keyan Safyari, Bebe Rexha ka bërë “shumë psikoterapi” dhe ka punuar për t’u fokusuar në “gjërat që e më bënë atë të lumtur” dhe ndihet e sigurt dhe gati për të vallëzuar.

Këngëtarja dhe kantautoria e nominuar disa herë për çmimin “Grammy” e ka publikuar këngën e saj më të re “Chase It (Mmm Da Da Da)” të premten, më 17 maj, dhe kjo këngë me energji të lartë shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës – pak më pak se një vit pas daljes në treg të albumit të saj të tretë “Bebe”.

Bebe Rexha thotë “Pata një ndarje dhe mendoj se të bëja pushim për mua do të ishte shumë e vështirë”, muzikantja 34-vjeçare, e cila u nda nga ish-i dashuri i saj vitin e kaluar, i thotë revistës People: “Unë thjesht u hodha në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet”.

Inspiruar të zhytet në muzikën ritmike pas suksesit të hiteve si “I’m Good (Blue)” e vitit 2023 me David Guettan, Rexha ka krijuar këtë këngë të re me muzikantin Aluna dhe producentin Chris Lake, të cilët ajo deshironte të bashkëpunonte pasi u ndje “e obsesionuar” me këngën e tyre “Beggin”.

Teksti i “Chase It” e gjen atë në një vend vetëbesimi ku ajo nuk është duke kërkuar një burrë – por di që mund të gjejë një nëse do të donte. “Të gjithë duan të jenë në dashuri, por unë nuk e kam ndjekur atë. Unë po fokusohem tek vetja, dhe kjo është shumë çliruese dhe e këndshme. Dhe është si, ‘Pra, nëse e do këtë, atëherë vjen e ma ndjek sepse unë nuk e ndjek tani”, shpjegon ajo.

“Dhe pastaj unë them, ‘Mirëpo, por nuk do të dal vetëm sot në mbrëmje’, dhe është paksa kokëfortë në një mënyrë”, shtoi Rexha, “sepse unë di që do të vish tek unë në klub ose kudo që jemi, dhe unë nuk do të shkoj vetëm në shtëpi sonte”.

Muajin e kaluar, ajo ofroi premierën e saj live të këngës gjatë performancës së saj në skenën e festivalit “Coachella”, performancë e cila dukej si nisja e një “kapitulli të ri” ku ajo ndihet “e sigurt” dhe “rehat”.

“Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja

“Kam kaluar kaq shumë gjëra në X vitet e kaluara që njerëzit nuk dinë rreth tyre, dhe ndiej se tani kam arritur në paqe me shumë gjëra. Ndihem në fund të fundit e ngazëllyer dhe e gjallë”, tha Bebe Rexha, e cila mori lëvdata të zjarrta nga fansat pas performancës.

“Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja

“Chase It” vjen si kënga kryesore nga projekti i saj i ardhshëm i zhanrit ‘dance’, për të cilin ajo ende po punon për ta përmbyllur. Epoka e re vjen në një kohë veçanërisht të qëndrueshme për Rexhën, e cila ka pasur “shumë terapi” dhe është përqendruar në mirëqenien e saj fizike ndërkohë që ka punuar për t’u shëruar nga ndarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH