Showbiz

“Ishte realisht shumë gjë e arritur…”/ Cila është strategjia e duhur për të fituar 'BBV' sipas Ilir Shaqirit?!

Shkruar nga Liberale

“Ishte realisht shumë gjë e arritur…”/ Cila

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë balerini i njohur, Ilir Shaqiri. Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në edicionin e dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu ka folur edhe për Big Brother VIP që pritet të nisë këtë të shtunë duke qenë se ai është edhe fituesi i edicionit të parë.

Cila është strategjia e duhur për të fituar BBV sipas tij?

Po të dija strategjinë e duhur në Shqipëri sot e kësaj dite do të isha Kryeministër. Unë dola fitues në një format ku u bashkuan themi ata që ishin qingjat e parë në këtë lojë. Pa pasur parasysh se çfarë kjo gjë do të ndikonte si në jetën e tyre. Gjëja e bukur që unë përjetova është ajo që deri në fund programi mbajti një lloj indentiteti dhe një lloj suspance, Iliri – Donaldi apo Donaldi – Iliri. Ishte realisht shumë gjë e arritur, unë flas nga ana televizive e konceptit dhe jo nga ana personale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH