Showbiz

Ish reperi Fero alias Khattab martohet me një myslimane të devotshme pas divorcit dhe zhdukjes nga rrjetet sociale

Shkruar nga Liberale
Ish reperi Fero alias Khattab martohet me një myslimane të devotshme

Reperi Feronit Shabani, i cili për disa kohë u njoh me emrin artistik Fero tashmë njihet me emrin e tij të ri Khattab, ka kohë që ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij private, duke e lënë edhe pasionin e tij të dikurshëm muzikën. Besimi i tij ka bërë që ai të marrë një kthesë të madhe në jetën e tij.

Fero së fundmi është larguar edhe nga rrjetet sociale përfundimisht, ndërsa gazeta Insajderi raporton se arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit islam.

Kjo sipas po të njëjtave burime, është arsyeja përse ai është larguar 100 për qind nga rrjetet sociale. Por deri më tani ish-reperi nuk ka konfirmuar ende nëse ka filluar një romancë të re apo jo. Kujtojmë se ai ka qenë më parë i martuar me bukuroshen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH