Showbiz

Ish-konkurrentja e ‘BBV3', komenton ‘prekjen’ me Romeon: Ai flirtonte me të gjitha vajzat

Shkruar nga Liberale

Ish-konkurrentja e ‘BBV3', komenton ‘prekjen’ me Romeon:

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Dea Vieri, një prej ish-konkurrenteve të ‘BBV3’, ka komentuar lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, Dea është shfaqur tepër e afërt me Romeon dhe Fationin, dy konkurrentë të tjerë të këtij formati që aktualisht janë ende në garë.

‘Unë Fationin e kam mik. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin me atë sy. Pastaj me të tjerët, kur nuk ka kimi, nuk ka.’- është shprehur Dea.

E përsa i përket një video-je ku Dea është shfaqur tepër e afërt me Romeon ajo tha: ‘Romeo flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi. Ishte thjesht një prekje, kaq.’

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH