Showbiz

I zbulojnë “diagnozën”! Zana Çela reagon ashpër pas fjalëve se vuan nga probleme të shëndetit

Shkruar nga Liberale

I zbulojnë “diagnozën”! Zana Çela reagon

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar dhe Operës e Baletit, Zana Çela, ka reaguar ndaj fjalëve që kanë qarkulluar kohët e fundit se vuan nga një sëmundje. Duket se fjalët mund të kenë lidhje me postin që ajo mban ndoshta për të treguar se ka humbur aftësinë për punë. “ Së pari, më vjen keq që paskeni kaluar kohën tuaj duke bërë diagnoza për shëndetin tim, kur mund të ishit duke shpikur një projekt të ri apo duke shpëtuar botë” thotë Zana Çela në fillim të reagimit të saj.

Reagimi i plotë i Zana Çelës
Të dashur “miq pa kufij” të thashethemeve!
Së pari, më vjen keq që paskeni kaluar kohën tuaj duke bërë diagnoza për shëndetin tim, kur mund të ishit duke shpikur një projekt të ri apo duke shpëtuar botën.
Së dyti, po ju ndihmoj me pak informacion të saktë: jam më mirë se kurrë, plot energji dhe ide të reja e vazhdoj rrugën time me plot optimizëm dhe projektet e radhës.
Faleminderit të gjithëve që më mbështesin me fjalë dhe vepra të bukura.
Për të tjetët që “kujdesen” kaq shumë për mua, nga distanca, ju uroj shëndet dhe… më pak imagjinatë për të “krijuar” lajme por edhe kjo është një lloj arti, apo jo? Vetëm se s’ju çon në ndonjë skenë apo event tjetër

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH