Showbiz

I përmend atë që s’duhej! Ilnisa degradon debatin në ofendime me Eglën. Rrjeti shpërthen kundër gazetares

Shkruar nga Liberale
I përmend atë që s’duhej! Ilnisa degradon debatin në

Ilnisa dhe Egla janë përfshirë në një debat që degradoi në ofendime. Debati mes tyre ka filluar pasi Egla në fillim pati një përplasje me Meritonin, në oborrin e shtëpisë.

Ilnisa i ka përmendur faktin që aktorja nuk është nënë, një çështje delikate kjo e diskutuar disa net më parë gjatë spektaklit. Edhe komentuesit në rrjete e kanë kritikuar ashpër këtë deklaratë të gazetares, duke e cilësuar atë si bullizuesen e vërtetë të BBVIP.

Ilnisa: O shëmti, o njeri i shëmtuar

Ilnisa: Ke dëshirë? Nuk mban më pse nuk del? Kjo s’ka mbajt gjithë jetën që të mbajë tani

Egla: O ëndërr e prishur e erërave të lepurushave, ik jepi bidonin me qumësht

Ilnisa: I ke thënë këto Egla, gjeje ndonjë gjë tjetër.

Ilnisa-Ledjonës: Kam edhe një javë që të rrish në shtëpi se ke 70 e ca ditë që po rri kot këtu.

Ilnisa: S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë

Egla: O Zot shiko si impostohet, gjuha e trupit

Ilnisa: Nuk të ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë, sa bukur është të kesh një fëmijë

Egla: Eeeee, mund të kem kur të dal, s’më ka ardhur akoma qejfi për të pasur

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH