Showbiz

“I përdor vajzat sikur i ke pasuri”/Albano-Robertit: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Shkruar nga Liberale

“I përdor vajzat sikur i ke pasuri”/Albano-Robertit: Do

Robert Aliaj ka debatuar ashpër me Albano Bogdon brenda ‘FermaVIP’.

Përplasjet e tyre ndodhën pasi Roberti shprehet për Albanon se nuk është burrë dhe është dhunues ndaj vajzave në fermë, deklaratë kjo që revoltoi këtë të fundit. Albano në bisedë e sipër i thotë Robertit se nëse është kurioz se sa burrë është ai, mund edhe t’a zbulojë.

Albano: Më lër t’a ha unë turpin me bukë. Se sa burrë jam ua kam vërtetuar të gjithëve. Nëqoftëse je kurioz mund t’a zbulosh

Roberti: Burrë nuk mund të jesh kur dhunon. Je burrë kur i respekton

Albano: Nëse je kurioz sa burrë jam unë, mund t’a zbulosh shumë kollaj

Albano: E di që s’ke interes, ty të intereson të tregohesh burrë me njerëz që nuk të kthejnë dot përgjigje

Roberti: Mu afrove aty si kacek, ishe gati duke plasë. Të thashë unë u trembe nga vetja ime. I trajton vajzat sikur i ke pasuri dhe i përdor si do ti. Kujdes me këtë gjë se kjo është e rëndë

Albano: Më fal për kë vajzë e ke fjalën, se vajzat janë të gjitha këtu, mund t’i pyesim një nga një

Roberti: Nuk po merrem unë të citoj emra këtu

Albano: I marrë unë e i pyes të gjitha një nga një, nëse ndonjëra ndihet e përdorur

Roberti: Po ti i mbledh se je pardon. Ti kujdes me gratë, po të them edhe njëherë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH