Showbiz

I mashtroi për fëmijët, banori i "Big Brother" denoncohet nga dhjetra prindër në Shqipëri e Kosovë

Shkruar nga Liberale
I mashtroi për fëmijët, banori i "Big Brother"


Kreshnik Husaj, i njohur edhe me emrin artistik “Kika”, pretendonte të bëhej një nga producentët më me nam në vendet ku flitet shqip, madje hapi fjalën se do të organizonte një talent show, ku do të zbulonte talente të reja, në fusha të ndryshme të artit.

Në këtë situatë, prindër të shumtë nga mbarë Shqipëria e Kosova filluan të vënë kontakte me të.

Të gjitha këto kontakte ai i vendosi në një grup të përbashkët në rrjetin social WhatsApp, ku i vuri edhe emrin “Kika”.

250 deri në 500 euro është shuma që shumë prindër nga Tirana, Vlora, Fushë Kruja e qytete të ndryshme nga Shqipëria paguan për t’i dërguar fëmijët në këtë talent shou të pretenduar.

Kiks Kosova ka marrë shumë sinjale nga ta për mashtrimin që pejani ua bëri atyre. 250 euro kishte paguar një prind tjetër, por sapo i dha të hollat, Kika më nuk po ua kthente mesazhet, e as nuk po ua dërgonte kontratën për të bijën e saj.

Albana Rodakaj është një nga prindërit që ra pre e këtij mashtrimi dhe në një komunikim me “producentin e pretenduar”, ai do ta ftonte atë që të vinte në Prishtinë, madje se udhëtimin Vlorë – Tiranë – Prishtinë do t’ia paguante ai. Kur Albana shkeli tokën e Prishtinës, Kika u zhduk. Madje paratë që ai i kërkonte nga prindërit, thoshte që do t’u kthehen 3 deri në 5 fish më shumë atyre. Për këtë ai ua dërgoi një draft kontratë, ku thuhej se përfitimet do të shkonin deri në 4 mijë e 800 euro për vetëm gjysmën e vitit.

E kur prindërit filluan të dyshonin për projektin, Kreshnik Husaj madje vendosi edhe datën e fillimit.

E kur vendosej me shpatulla për muri, ai nuk përtonte as të kërcënonte.

Kur Kreshnik Husaj u dekonspirua nga prindërit, ai zgjodhi heshtjen, duke injoruar mesazhet e shumta që i vinin nga 10 prindër.

Kjo nuk është hera e parë që Kika denoncohet për mashtrim. Më herët ai ka mashtruar dhjetra të rinj e të reja me pretendimin se do organizonte në spektakël bukurie, si dhe është denoncuar për shfrytëzimin e bashkëshortes së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH