Showbiz

I dedikoi fitoren e Ferma VIP nënës së tij, DIJONIS BIBA prek ndjekësit me postimin e fundit (foto rrëqethëse)

Shkruar nga Liberale

I dedikoi fitoren e Ferma VIP nënës së tij, DIJONIS BIBA

Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, Dijonis Biba ka ndarë një foto një ditë më parë, që ka prekur ndjekësit e tij.

Ai ka vizituar varrin e nënës së tij. Nëna e Dijonisit, Marija është ndarë nga jeta dy vite më parë.

Gjatë kohës që qëndroi në Ferma VIP, ai ka treguar se si ka thyer rregullat e dënimit të tij në Angli, për të qenë pranë nënës në momentet e fundit të jetës.

Madje ai tregoi se e ka përjetësuar nënën e tij në trup, duke i dedikuar një tatuazh portretit të saj në kraharor.

“Çmimin e madh ia dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time m'u shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi pas fitores.

I dedikoi fitoren e Ferma VIP nënës së tij, DIJONIS BIBA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH