Showbiz

I dashuri i saj i kap gjoksin, fotoja e Selena Gomez bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga Liberale

I dashuri i saj i kap gjoksin, fotoja e Selena Gomez bën xhiron e rrjetit

Selena Gomez ka postuar në Instagram foto me partnerin e saj të ri, Benny Blanco, duke treguar dashurinë e tyre.

Mirëpo, në njërën prej tyre pozojnë të përqafuar, ndërsa producenti i ka kapur gjoksin dhe ajo buzëqesh, gjë që ishte e çuditshme për miliona fansat e këngëtares, pasi ajo nuk është mësuar me postime të tilla.

Fotoja u bë virale në Twitter dhe shumica e fansave të saj u kthyen shpejt kundër Benny Blanco-s për këtë veprim, siç e përshkruan ata. Mes pakënaqësisë së akumuluar në fytyrën e Blanco-s, kanë nisur edhe parashikime të ndryshme nëse çifti do të ndahet në vitin 2024.

Të tjerë madje e kanë bërë fotoshopin e fotos dhe kanë fshirë producentin nga krahu i Gomez, duke shkruar: “Nëse ajo nuk dëshiron ta ndajë, do ta ndajmë ne për të” ndërsa nuk janë të paktë ata që e nxisin atë të ndahet prej tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH