Prime-n e fundit të Big Brother Vip Kosova, opinionistja Olta Gixhari i bëri apel publikut të reagojë ndaj Leonard Gashit, pasi ky i fundit nxorri në nominim Gjestin dhe Drilonin, nga ku la garën Gjesti si më pak i votuari i publikut
"Duke qenë se ndodhi kjo gjëja sot, mendoj që fansat e Drilonit dhe të Gjestit, të bëhen bashkë për të reaguar ndaj Leos”, u shpreh Olta.
Lidhur me këtë thirrje të saj ka reaguar babai i Leos me një InstaStory teksa veprimin e opinionistes e quan “të paparanueshëm” pasi i vështirëson rrugëtimin djalit të tij.