Këngëtarja e famshme greke, e cila humbi ndjenjat duke kënduar në skenë, Marinella mbetet ende në gjendje kritike, por klinikisht në gjendje stabël thonë mjekët.
Sipas asaj që shkruajnë mediet në Greqi, këngëtarja nuk është operuar dhe as nuk është intubuar.
Ajo madje ka folur edhe me të bijën dhe siç raportojnë mediat greke, 86-vjeçarja e përballon me humor gjendjen e saj dhe hërë pas here këndon disa nga këngët e saj.
“Nuk ka ardhur ende koha ime”, mësohet t'i ketë thënë Marinella të bijës në spital.