Showbiz

Hotele me 5 yje dhe trajtime bukurie/ Naomi Campbell përlotet pas skandalit me fondet e bamirësisë: S'kisha kontroll!

Shkruar nga Liberale

Hotele me 5 yje dhe trajtime bukurie/ Naomi Campbell përlotet pas skandalit

Modelja e famshme, Naomi Campbell për 5 vite nuk do të jetë më si anëtare e një organizate bamirësie, pasi komisioni i saj zbuloi probleme të keqmenaxhimit të fondeve.

Modelja 54-vjeçare themeloi "Fashion For Relief" në vitin 2005, por një hetim zbuloi se vetëm një sasi e vogël e parave shkonin për kauzat. "Fashion For Relief" u shpërbë dhe u fshi nga regjistri i organizatave të bamirësisë këtë vit.

Keqmenaxhimi përfshinte përdorimin e fondeve për të paguar qëndrimin e Campbell në hotele me 5 yje në Kanë, Francë, si dhe trajtime në qendrat estetike, shërbim në dhomë dhe cigare.

Ajo u shpreh e keqardhur nga kjo dhe se nuk kishte kontroll mbi fondacionin.

"Ne gjithashtu po e shqyrtojmë pasi nuk kisha kontroll mbi organizatën. Unë ia besova operacionin e saj një avokati, kështu që tani po kërkojmë të zbulojmë pse dhe si çdo gjë që bëj dhe të gjitha paratë që fitoj shkojnë për bamirësi ”, tha modelja të enjten nga Parisi, ku ishte e pranishme për çmimin për anëtarësimin e saj në Urdhrin e Arteve dhe Letrave.

Këtu përfshihen një fluturim nga Londra në Nicë që kushtoi 14.800 euro për të transportuar vepra artistike dhe bizhuteri në një event bamirësie në vitin 2018 në Kanë.

Gjithashtu, 9400 euro u shpenzuan për tri netët e qëndrimit të modeles në një hotel me 5 yje.  Shpenzimet e tjera për qëndrimin në hotel që gjithashtu u paguan nga fondet e bamirësisë shkonin në 7940 euro.

54-vjeçarja është një prej tre anëtareve kryesorë që është skualifikuar. Veç saj, nga organizata u skualifikuan edhe Bianka Hellmich për 9 vjet dhe Veronica Chou për 4 vjet.

Komisioni i Organizatave të Bamirësisë hapi një hetim për Fashion For Relief në vitin 2021. Misioni i kësaj organizate ishte që të përftonte grante për organizata të tjera dhe të furnizonte në rastet e fatkeqësive globale për të ndihmuar të varfrit dhe në përparimin e shërbimit  shëndetësor e arsimor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH