Showbiz

Heidi zbulon BANORIN që do të fitojë “Big Brother Vip 3": Konkurrenti më i fortë...

Shkruar nga Liberale

Heidi zbulon BANORIN që do të fitojë “Big Brother Vip

Heidi Baci, mendon se i dashuri i saj Romeo Veshaj, me të cilin krijoi një lidhje brenda BBV, do të jetë fituesi i “Big Brother Vip”.

Teksa po bisedonte me Eglën dhe Julin, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë”, – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë, por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: “Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac”?

Heidi: “Romeo”.


Juli: “Në raport me këtë (Egla)po të pyes”.

Heidi: “Unë”.

Juli: “Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi”?

Heidi: “Mendoj që po”.

Juli: “Je e pasinqertë o Bac”.

Heidi: “Pse”?

Juli: “Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë”.

Heidi: “Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jem fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH