Showbiz

Heidi tregon pse mungoi Romeo në festën pas mbylljes së Big Brother dhe zbulon planet për të ardhmen

Shkruar nga Liberale
Heidi tregon pse mungoi Romeo në festën pas mbylljes së Big

“Arsyet ende nuk i dimë”, tha moderatori Ledjon Liço. Ndërkohë, mungesa e Romeos u vu re dhe në aftër party-n pas finales si dhe në festën e organizuar të hënën në mbrëmje me konkurrentë dhe ish-konkurrentë të reality shoë-t.

E pyetur nga moderatori, partnerja e Romeos, Heidi Baci, nuk tregoi arsye konkrete për mungesën e tij, por theksoi se raporti mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia, është shumë i mirë. Ajo tregoi planet për të ardhmen dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.

“Raporti jonë është shkëlqyeshëm. Jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund momentet tona në privatësi, që na kishte munguar shumë.

Tani unë duhet t’i jap drejtim se personi që në fakt ka rrënjët në Itali jam unë, kështu që tani duhet t’i vë pak në vijë gjërat, të spostohem këtej. Avash avash, të dy bashkë do t’ia dalim. Po më pëlqen Shqipëria, po më shijon. Ose ndoshta do bëjmë pak këtej, pak andej. Do marrim ca ditë pushim, të rrimë rehat vetëm, të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”.

Çifti preku finale e “Big Brother VIP 3”, ku të dy zunë vendin e tretë dhe të katërt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH