Showbiz

“Heidi do ishte lidhur me mua po të mos isha i martuar”, Julian Deda habit me deklaratën

Shkruar nga Liberale

“Heidi do ishte lidhur me mua po të mos isha i martuar”, Julian

Aktori Julian Deda ka treguar se Heidi Baçi do të ishte lidhur me të nëse ai s’do të ishte i martuar.

Teksa po analizonte lojën e konkurrentes në marrëdhënien e saj me Romeo Veshaj, Juli dëgjohet duke kujtuar fjalët që ish-banorja Julia Ilirjani ka thënë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”.

“Një banor që nuk është më këtu, i ka bërë një analizë kësaj (Julia Iliriani për Heidi Baçin) dhe i ka thënë këtë fjali: ‘Ti i ke fiksim lojtarët e fortë dhe ti iu ngjitesh’. Ti tha e ke parë që në fillim që ky burri është lojtar i fortë por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, për mua dhe pastaj gjeti tjetrin”– tha aktori.

Mirëpo Egla Ceno kundërshtoi mendimin e Julias dhe Julit duke thënë që ajo nuk e shikon kështu Heidin.


“Nejse unë nuk e shoh dot ashtu, më vjen keq Juli”– u shpreh aktorja.

“Tani hajde flasim, a doni të flisni, t’i thoni gjërat troç?” – iu drejtua konkurrenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH