Showbiz

"HEIDI bënte si ato dhitë në mal", moderatori flet "pa dorashka" për banoren e BBV

Shkruar nga Liberale

"HEIDI bënte si ato dhitë në mal", moderatori flet

Moderatori i njohur Arjon Muça ishte i ftuar në spektaklin e “Cherry on Top”, ku ka komentuar personazhet e Big Brother Vip 3 dhe sjelljet e tyre. 

E teksa janë krijuar diskutime dhe debate lidhur me finalistët dhe se cili prej tyre meriton të shpallet fitues i këtij edicioni, Arjoni dha opinioin e tij për Heidin, për të cilën nuk shfaqi aspak simpati. 

“Heidi e di si bënte? Si ato dhitë në mal, që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, këtë bënte Heidi. S’dinte si të dilte nga situata, qeshte apo thoshte nuk e kuptova mirë.”- ishte kjo deklarata e bërë nga moderatori Arjon Muça për Heidin. 

Kujtojmë se kjo e fundit një prej finalisteve të këtij edicioni dhe një prej konkurrenteve më të pëlqyera për publikun.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH