Showbiz

Habit Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Shkruar nga Liberale
Habit Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri

Bogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur.

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara në “Në Kurthin e Piter Pan”.

Sara ka treguar se e ka fshirë edhe tatuazhin me shkronjën “L” që sipas saj e ka bërë kur ishte 17 vjeç.

Rastësi ose jo, edhe emri i partnerit të saj fillon me të njëjtën shkronjë. Pavarësisht aludimeve për ndarje, Sara Hoxha nuk komentoi marrëdhënien me reperin Ledri Vula, me të cilin ka dhe një vajzë.

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH