Showbiz

HABIT Bernardi: Nëse s’do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin!

Shkruar nga Liberale

HABIT Bernardi: Nëse s’do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin!

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bernardi, ka pasur një moment emocionues në studion e emisionit “Breaking”, kur partneri i tij, Enami, e surprizoi duke u shfaqur papritur gjatë intervistës. 

Enami, i cili e ndoqi nga afër periudhën e Bernardit në shtëpinë e Big Brother, ndau disa fjalë të ngrohta për të. Ai tha se problemi i vetëm që kishte gjatë asaj periudhe ishte se Bernardi bënte më shumë punë shtëpie në BB sesa në shtëpinë e tij. “Më ka munguar shumë, por tani jemi sërish bashkë dhe jam shumë i lumtur”, tha Enami.

Ndërkohë, Bernardi ka ndarë gjithashtu mendimin e tij për Laertin, duke thënë se nëse do të ishte i dashuruar me dikë tjetër, atëherë Laerti do të ishte ai personi që do ta kishte bërë për vete.

“Laerti është një njeri shumë simpatik, i zgjuar dhe i artikuluar. Ai di të flasë shumë mirë dhe ka shumë qytetari”, tha Bernardi, duke treguar vlerësimin e tij për Laertin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH