Showbiz

Graciano shpërthen keq ndaj Heidit: Kujt do i futesh në krevat, ja reagimi i Romeos

Shkruar nga Liberale

Graciano shpërthen keq ndaj Heidit: Kujt do i futesh në krevat, ja

Graciano Tagani ka shpërthyer keq mbrëmë ndaj Heidi Bacit, duke i thënë se ‘je për turp, s’ke edukatë, s’ke norma’. Madje ai e pyeti se ‘me kë do shtrihesh, me Fationin, me Romeon?’.

Këto fjalë e kanë rënduar shumë banoren, e cila më pas bëri një bisedë me partnerin e tij, Romeo Veshaj, ku i tregoi çfarë i kishte thënë balerini.

Heidi: Po, ofendime prapë, me zor po e heq këtë ndjesinë edhe njëherë e kupton?

Heidi: Shpëlarjet e forta, e kupton? Me zor po e heq. Ofendime, kujt do i futesh në krevat këtë herë.

Romeo: Kur ta ka thënë dhe kush?

Romeo: Kujt do i futesh në krevat këtë herë? Në çfarë sensi?

Heidi: Në sensin kujt do i futesh në krevat, Romeos, Fationit, kështu

Më pas Baci shprehet se po i shpifet kjo gjendja me Gracianon dhe Françeska Muratin. Romeo e këshillon që me ‘pak kujdes mund të shmangen gjërat’.

“Unë jam ninxha e shmangies, o nuk është njeri. Unë jam ninxha e shmangies në këtë shtëpi”, i tha Heidi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH