Showbiz

Gëzuar 2024! Elia Zaharia uron festat pa Princin!

Shkruar nga Liberale
Gëzuar 2024! Elia Zaharia uron festat pa Princin!

Elia Zaharia ka uruar Vitin e Ri 2024 krah familjes dhe vajzës së saj, Geraldina.

Aktorja shfaqet krahas imazhit ku shfaqet krah prindërve, vëllait, Amos Zaharia dhe vajzës, Geraldina.

Ndryshe nga vitet e shkuara, në foton e urimit mungon Princ Leka pasi çifti i famshëm mësohet se kanë nisur procedurat e divorcit.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa!

Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!”, shkruan Elia Zaharia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH