Showbiz

Gazetarja që hoqi dorë nga ekrani dhe Tirana vetëm për të jetuar në fshat: Gjëja më e mirë që kam bërë në jetë!

Shkruar nga Liberale

Gazetarja që hoqi dorë nga ekrani dhe Tirana vetëm për

Dikur pjesë e ekranit shqiptar, Iva Mera në një intervistë për revistën Bordo, zbulon se si hoqi dorë nga ekrani e gazetaria dhe u zhvendos në Petrelë, aty ku para 8 vitesh familja Mera ngriti një biznes të vogël familjar, i cili përgjatë viteve është kthyer në një destinacion të preferuar për të gjithë.

Ajo u shpreh se kthimi në fshat, pranë bujtinës ka qenë zgjidhja më e mirë e jetës së saj dhe më e shëndetshme si në aspektin fizik, ashtu edhe mendërisht. 

Sa vite ke këtu?

Ne u bëmë 8 vite familjarisht që jetojmë dhe punojmë në Petrelë.

Çfarë ju solli në Petrelë, çfarë të motivoi të lije qendrën e Tiranës dhe të vije këtu? 

Gazetarja që hoqi dorë nga ekrani dhe Tirana vetëm për

Fillimisht ka qenë dëshira e prindërve të mi, të cilët ndoshta ishin lodhur me zhurmën dhe kakofoninë e kryeqytetit, të Tiranës. Ata nuk e kishin parashikuar të bënin një gjë kaq të madhe. Kishin menduar një biznes të vogël familjar dhe në një farë mënyre të ndryshonin mënyrën e jetesës, të jetonin në fshat. Bujtinën e kemi hapur më shumë për ta pasur një guest house minimal, ku mendonim që mund të prisnim një ose dy tavolina në ditë. Mami im të kujdesej për ushqimin, unë të prisja klientët, edhe babi t’i priste dhe t’i përcillte me natyrën e tij dashamirëse dhe popullore që tashmë e njohim. Por mesa duket, Petrela para 8 vitesh kishte nevojë për një biznes të tillë, sepse ne e pamë etjen e klientëve për të qenë pjesë në çdo fundjavë në këtë vend, këtu te bujtina. 

A e bën diferencën çfarë ndryshimesh vë re, nga para 8 vitesh edhe tani në Petrelë? Ka ndryshuar infrastruktura, facilitetet, njerëzit kur vijnë vizitojnë dhe vende të tjera këtu përreth?

Gazetarja që hoqi dorë nga ekrani dhe Tirana vetëm për

Tani ajo që më ka bërë shumë përshtypje, ndryshe nga fshatrat e tjerë, e shihja Petrelën që gjithmonë ishte një fshat në të cilin dukej sikur gjithmonë kishte një vëmendje. Për shembull nga viti ’90, unë mendoj një gjë shumë e mirë që është bërë për Petrelën është sistemi energjik i Petrelës. Më përpara ne vuanim për drita, për ne të paktën, ka qenë një dhimbje shumë e madhe kur ti lokalin ose biznesin tënd e kishe të mbushur me të huaj apo me klientë që kishim zgjedhur bujtinën tënde për të bërë evente, dhe në një moment të caktuar ti nuk kishe drita. Çdo vit e më shumë hapen sipërmarrje të tilla në fshatin e Petrelës dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Sepse sa më shumë të ketë, aq më shumë zhvillim ka fshati i Petrelës. Jam e bindur që ne shohim një ndryshim shumë të madh nga viti në vit, sepse sot pavarësisht se Petrelën mund ta quajmë fshat, që për mua vetëm fshat nuk i takon të quhet. Por normalisht emërtimin e ka të tillë. Mendoj se i ka të gjitha kushtet e nevojshme jo vetëm për të jetuar, por dhe për të ngritur një biznes të mirë dhe pastaj pse jo për ta bërë mënyrë jetese këtë sipërmarrje. 

Gazetarja që hoqi dorë nga ekrani dhe Tirana vetëm për

Është kthyer në trend tani që njerëzit vijnë nga qendra e Tiranës drejt periferisë për të konsumuar ushqimin, për të kaluar disa orë. Apo është vërtetë ushqimi, zona, ajri këtu që i tërheq, i sjell? 

Unë mendoj që çdo vit e më shumë Tirana është e ngarkuar, për ata të cilët banojnë. Pra është një ambient stresues le ta quajmë, gjë që ndodh kudo në të gjithë kryeqytetet e botës. Është një vend i cili ka shumë lëvizje, shumë zhurmë etj. Kështu që normalisht të gjithë banorët e kryeqytetit vendosin që fundjavën e tyre ta kalojnë jashtë kakofonisë së kryeqytetit apo qyteteve të tjera të mëdha. Shumë nga klientët më thonë se mjafton që të shohësh këtë gjelbërim edhe sikur të mos konsumosh asgjë jemi relaksuar. Saqë shumë herë më pëlqen se më thonë Iva ule muzikën, sepse muzikë më të bukur se sa çka natyra nuk e krahasojmë dot. Dhe pse jo Petrela duke qenë se ka një mundësi dhe është një fshat i cili është shumë afër Tiranës, ku në një farë mënyre ti vjen edhe kalon drekën por mund të shkosh menjëherë të kthehesh në shtëpi. Pra jo domosdoshmërish të largohesh për 2-3 ditë, sepse është afër, infrastruktura është shumë e mirë, kushtet janë shumë të mira.

Gazetarja që hoqi dorë nga ekrani dhe Tirana vetëm për

Iva, ty vetë çfarë të mungon nga Tirana? Ti ke qenë në profesion gazetare, ke qenë në një punë shumë të mirë, ke pasur axhendën shumë të ngarkuar me takime, me njerëz. Çfarë të solli këtu dhe nuk të mungon më? Dhe çfarë nuk të sjell më atje?

Ndonjëherë më mungon zhurma, do thuash pse të mungon, më mungon sepse njeriu aq sa ka nevojë për qetësi, ka nevojë edhe për pak zhurmë, energji. Mua më mban bujtina, sepse më mban gjatë gjithë kohës të ingranuar dhe në një farë mënyre mallin e shumë miqve dhe njerëzve, shkëputjen që të jep të jetosh në periferi, unë arrij që ta heq sepse janë ata që vijnë këtu edhe më takojnë. Por nëse nuk do të ishte bujtina, aty do të doja që ta shihja Ivën e vërtetë nëse do të rrija realisht 100% këtu dhe nuk do të zbrisja në Tiranë. Prezenca ime këtu ishte në momentin dhe në fazën më të bukur të jetës time, ku unë u bëra nënë e 2 çunave dhe objektivi nuk ishte më Iva, televizioni, karriera, ishte rritja e fëmijëve të mi. Nëse do të kisha mundësi të kthehesha dhe njëherë mbrapa duke i parë të gjitha gjërat siç po i shoh sot, me shumë kënaqësi do të zgjidhja sërish të vija në Petrelë. Mendoj që është gjëja më e mirë që i kam bërë gjithë jetës sime për këtë zgjedhje. Është zgjedhja më e mirë dhe më e shëndetshme si në aspektin fizik, ashtu edhe mendërisht. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH