Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, ka bërë paraqitjen e saj të parë në një shfaqje drag.
Vivian performoi në ‘The Bellwether’ në qendër të Los Angeles si pjesë e eventit “SAVE HER!”, të organizuar nga aktivistja e njohur, Patti Gonia.
“New York Post” shkruan se të gjitha të ardhurat nga eventi shkuan në një fond mbrojtjeje ligjore për emigrantët që ishin arrestuar gjatë operacioneve të Shërbimit të Imigracionit dhe Azilit.
Vivian Jenna Wilson tha se paraqitja e saj e parë “i bëri ëndrrat realitet”.
“Faleminderit shumë të gjithëve për këtë përvojë që i ndryshoi jetën, ndërkohë që ndihmuat në mbledhjen e parave për ata që kanë nevojë”, shkroi ajo në një postim në “Instagram”, të cilin e shoqëroi me foto nga shfaqja.