Meriton Mjekiqi është takuar me të birin, i cili jeton në Austri me mamanë e tij. Ish-banori i BBV momentin emocionues e ka ndarë me fansat në Instagram.
Kujtojmë se këtë vit Meritoni ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë pasi mori pjesë në Big Brother VIP Albania 3.
Gjatë qëndrimit brenda rrëfeu për publikun gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.
Mes të tjerash, prezantuesi nga Kosova shpesh ka folur edhe për djalin e tij të vetëm, Loarin dhe për raportet me ish-partneren. Në një nga spektaklet, ai u shpreh se kishte vite pa e parë duke hedhur akuza për ish-të dashurën.