Showbiz

FOTO/ Martohet këtë të shtunë! Nga spitali me vellon e nusërisë, cila është e vërteta e dasmës së Egla Cenos?

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Martohet këtë të shtunë! Nga spitali me vellon e

Në puntatën e parë të post “Big Brother VIP3” u diskutuan disa nga debatet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi çiftet e krijuara gjatë këtij edicioni të tretë të reality show-t zbuluan se si po shkon lidhja e tyre tani që janë jashtë shtëpisë së BBV.

FOTO/ Martohet këtë të shtunë! Nga spitali me vellon e

Teksa u shprehën se janë mjaft të lumtur dhe po shijojnë qëndrimin më njëri-tjetrin në privatësi, Ledion Liço u uroi shumë fat të gjithëve. Madje ai ngacmoi edhe Egla Cenon, duke i uruar fat me burrin misterioz.

“Ju uroj shumë fat. Edhe Eglës me burrin misterioz të cilin do e gjejmë një ditë”, tha Ledioni. Kaq mjaftoi që të aludohej për dasmë.
Por si qëndron e vërteta?
Egla Ceno mund të ketë në plan të martohet, por nuk ka asgjë konkrete, teksa nuk ka fiksuar as partnerin dhe as kohën.

Për të kuptuar se Egla ska asnjë plan për dasmë mjafton ajo që tha teksa ndërhyri Julian Deda, i cili i thotë “po ne të dyve do na urosh fat”. Aktori i dashur për publikun e ka fjalën për veten dhe Gazmend Ujkashin, të cilin e ngacmon duke i thënë se ‘është dashuria e parë’.

E me humor Liço i përgjigjet se ‘ata të dy do t’i urojë të shtunën’.

“Të shtunën dasma e fundit në Big Brother, meqenëse u hap ajo rrugë, mes Julit dhe Gazit. Na ndiqni në Top Channel, në orën 21:00”, tha Ledioni duke shkaktuar të qeshura në studio.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH