Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmjen e djeshme u shfaqën në një dasmë për të cilën nuk dhanë detaje dhe e mbajtën private.
Mësohet se çifti ishte i ftuar nga një prej miqve të Luizit për të cilën ata donin që të ajo të mos ishte publike.
Fotot kanë rreth 150 mijë pëlqime dhe mbi 2 mijë komente, shumica dërrmuese e tyre, komplimente.
Në postimin e hedhur në Instagram, Kiara shkroi: “Prindërit e Lunës” por ajo çfarë ra në sy tek çifti ishte veshja duke marrë komplimente të shumta. Të dy personazhet pozuan në krahë të njëri-tjetrit me nje veshje mjaft elegante.
Kiara shihej me një fustan blu në dukje saten, me pika të bardha të cilin e kishte kombinuar me një palë taka ngjyrë nude që i shkonin me cantën, flokët moderatorja i kishte të kapura topuz.
Ndërsa Luizi, fituesi i ediciont të dytë të Big-Brother Vip, kishte veshur një kostum bezhë, të shoqëruar më këpucë të së njëjtës ngjyrë dhe një këmishë të bardhë.