Showbiz

FOTO/ Luana Vjollca, DETAJET e divorcit të bujshëm me Krenar Çoçajn

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Luana Vjollca, DETAJET e divorcit të bujshëm me Krenar

Pas një marrëdhënieje që ka qenë objekt spekulimesh për vite me radhë, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Luana është tani në një status të ri si "single", duke konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej disa vitesh.

FOTO/ Luana Vjollca, DETAJET e divorcit të bujshëm me Krenar

Lidhja e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, me thashetheme që qarkullonin për statusin e tyre romantik. Megjithatë, as Luana dhe as Krenari nuk kanë bërë asnjëherë deklarata publike për të konfirmuar apo mohuar këto spekulime.
Pavarësisht kësaj, burimet e afërta me çiftin kanë treguar se marrëdhënia e tyre ka qenë e qëndrueshme për një kohë të gjatë, deri në këtë pikë.

FOTO/ Luana Vjollca, DETAJET e divorcit të bujshëm me Krenar

Po ashtu, Luana ka dhënë disa indicie në mediat sociale, përmes këngës së fundit “Atë natë”, që është një pasqyrë e emocioneve të përziera që ndjekin fundin e një marrëdhënieje. “Atë Natë” është për ndarjen, për mbylljen e një kapitulli dhe për përballjen me ndjenjat që vijnë pas.

Në një status në mediat sociale Luana shkroi:

“Kjo këngë është ndjenjë. E dua në çdo sekondë të saj... Për të gjithë ne që e kemi dëgjuar, është ndoshta kënga më e bukur që kam bërë dhe shumë ndryshe nga çdo herë. Për ata që shpirti u qan, por zgjedhin veten të parën dhe kurrë të mos dorëzohen.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH