Showbiz

FOTO/ Ja kush e fiton Big Brother VIP 3! Dalin përgjigjet e sondazheve dhe vlerësimet për FITUESIN, surprizon Ermal Mamaqi

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ja kush e fiton Big Brother VIP 3! Dalin përgjigjet e sondazheve dhe

Sot, të shtunën e 25 majit do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP 3 nga ku do të dalë edhe fituesi.

Siç dihet banorët finalistë janë Romeo, Juli, Egla, Meritoni dhe Heidi.

FOTO/ Ja kush e fiton Big Brother VIP 3! Dalin përgjigjet e sondazheve dhe


Shumica e sondazheve të organizuara nga portale të ndryshme kanë nxjerrë fitues Julian Dedën.

Por çuditërisht ka qenë portali i Ermal Mamaqit, me një sondazh me mbi 3 mijë votues ai që ka nxjerrë fitues Romeon. Shumë kanë qenë ata të cilët pretendojnë se disa sondazhe janë manipuluar.
Kujtojmë se Ermal Mamaqi dhe Julian Deda kanë qenë miq dhe kolegë dikur.

FOTO/ Ja kush e fiton Big Brother VIP 3! Dalin përgjigjet e sondazheve dhe

Gjithsesi mbështetja për Julian Dedën duhet thënë se ka qenë përtej pritshmërive.

FOTO/ Ja kush e fiton Big Brother VIP 3! Dalin përgjigjet e sondazheve dhe
Edhe ish-ministrja Edona Bilali ka dalë në mbështetje të Julian Dedën në Big Brother Vip 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilali tregon arsyet se përse mbështet Julin në këtë Big Brother.

“Mbështes Julian Dedën në garën e “Big Brother Vip”.

Më keni pyetur që në fillim dhe megjithëse nuk e ndjek si show është e pamundur të mos dëgjosh për të, herë në biseda e herë copëza në rrjete sociale.

FOTO/ Ja kush e fiton Big Brother VIP 3! Dalin përgjigjet e sondazheve dhe

E mbështes Julin si shkodran, ashtu sikurse kam mbështetur Luiz Ejllin në edicionin e kaluar. E mbështes për sjelljen normale që ka bërë gjatë rrugëtimit të tij. Zgjodha të përdor termin “sjellje normale” sepse normalja sot është e nënvlerësuar për shkak të shumë fenomeneve që kërcënojnë familjen e shoqërinë shqiptare që u manifestuan në mënyrën më imponuese të mundshme në këtë program si “normalja e re”.
E mbështes për modelin e familjes që tregoi, për marrëdhënien me bashkëshorten dhe fëmijët, për marrëdhenien me familjen e origjinës e cila na duket sikur e njohim nga afër të gjithë për shkak të statusit kaq publik dhe madhështisë që ka patur, ka dhe do të ketë emri i Zef Dedës.

E mbështes për gjuhën relativisht të moderuar, për marrëdhënien me shumë vajza brenda shtëpisë duke risjellë edhe një herë modelin e një marrëdhënie qytetare miqësore por gjithmonë etike mes gjinive.
Në çdo garë “fitues është ai që shton vlerë pa humbur veten.”
Suksese Jul Deda!”, shkruan Bilali në instagramin e saj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH