Ndërkohë që Kiara Tito bëri zyrtare moderimin e Portokallisë për këtë sezon, Luiz Ejlli me këtë rast i ka shtruar një “drekë” bashkëshortes.
Ai i publikoi vetë pamjet e drekës romantike, ndërsa vetë është i angazhuar në koncerte të shumta.
Menjëherë më pas ai ka shkuar te berberi ku ka ndryshuar “look” dhe është bërë bjond. Nuk kuptohet nëse i ka pëlqyer apo jo modeli i flokëve teksa Luiz Ejlli shfaqet duke kënduar pas ndryshimit të stilit të flokëve.
Këngëtari ka denoncuar edhe shpejtësinë me të cilën ecin makinat në rrugë teksa duket se në nxitim e sipër e ka pasur të pamundur të parakalojë ndonjë prej tyre. Ai thotë se gjysma e shoferëve “thonë erdha për dy min” një mesazh ky standard.