Showbiz

FOTO/ Hygerta Sakon e shpallin në Stamboll moderatoren më të mirë sportive e ‘Europë 2024’: Ata që më dhanë çmimin flisnin shqip!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Hygerta Sakon e shpallin në Stamboll moderatoren më të

Moderatorja e “Rubrikës sportive” në RTSH, Hygerta Sako, është vlerësuar si moderatorja më e mirë sportive e vitit në Evropë nga “Turkiye Europian Awards 2024” në një ceremoni që u zhvillua në Stamboll, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të botës nga biznesi, televizioni, arti dhe muzika.

FOTO/ Hygerta Sakon e shpallin në Stamboll moderatoren më të
Sako e konsideroi çmimin një vlerësim të punës së saj dhe një motivim për të bërë gjëra edhe më të mira në të ardhmen.

“Është një emocion e veçantë kur vlerësohesh përtej kufijve. Është një vlerësim shumë i madh ku me një karriere prej 30 vitesh në televizion dhe prej 10 vitesh me kohë të plotë te sporti. Më vjen mirë që pata mundësinë që të shkëmbej njohjen dhe eksperiencën nga vende të tjera të botës dhe nga Turqia. Unë televizionin e dua shumë dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madh dhe kam provuar disa formate nga më të ndryshmet, por futbolli është një dashuri më vete. Ky trofe është një lloj vlerësimi për punën e bërë tani dhe një motivim për të arritur suksese edhe më të mëdha”, tha Sako.

FOTO/ Hygerta Sakon e shpallin në Stamboll moderatoren më të

Përtej emocioneve, Sako tha se u entuziazmua edhe më shumë kur në eventin e organizuar në Stamboll takoi shumë personalitete, që kishin origjinë nga Shqipëria dhe e kishin ruajtur gjuhën shqipe.

FOTO/ Hygerta Sakon e shpallin në Stamboll moderatoren më të

“Unë e dua profesionin tim, e dua futbollin dhe do të jem në Gjermani për të raportuar në Euro2024.  Është gjithmonë mirë të njihesh me njerëz të ri dhe kjo komani që organizoi këtë eveniment është shumë e fuqishme dhe ky event përfshin edhe biznesin dhe televizionin. Ajo që më pëlqeu ishe se kishte edhe shumë persona të njohur me origjinë shqiptare, edhe pse kanë lindur dhe janë rritur në Stamboll, ato ruajnë me fanatizëm një shqipe shumë të pastër. Ishte shumë bukur që gjatë gjithë kohës flisja edhe shqip”, u shpreh ajo.

FOTO/ Hygerta Sakon e shpallin në Stamboll moderatoren më të

Në fund, trofeun e fituar, moderatorja Sako ia kushtoi të gjithë kolegëve të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH