Showbiz

FOTO/ Duke u puthur në ujë dhe me pije në dorë, Taylor Swift shijon pushimet me të dashurin në Bahamas

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Duke u puthur në ujë dhe me pije në

Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë pushimet e tyre në Bahamas.Dyshja u pa duke u puthur në det, pak pasi u larguan nga prona e Rosalita House, ku ata po qëndronin.

Në fotot e mëposhtme, këngëtarja shihet duke u përqafuar me të dashurin e saj në ujë, ndërsa në dorën tjetër mban një pije.

Gjatë gjithë kohës, çifti ishin vazhdimisht bashkë, duke u përqafuar në çdo rast. Të dy duken më të lumtur se kurrë, duke shijuar pushimet e tyre, pas dy muajsh të vështirë, me orar të ngjeshur.

Çifti është bashkë që prej Shtatorit të vitit 2023, ndërsa që në momentin e parë ata e bënë të qartë lidhjen e tyre, duke bërë dalje publike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH