Showbiz

FOTO/ Aktori i njohur 37-vjeçar qëllohet për vdekje nga hajdutët që tentuan t’i vidhnin makinën

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Aktori i njohur 37-vjeçar qëllohet për vdekje nga

Aktori i famshëm, Johnny Wactor 37-vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij dhe një nga të tre hajdutët hapi zjarr ndaj tij. 

FOTO/ Aktori i njohur 37-vjeçar qëllohet për vdekje nga

Si pasojë Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Ai kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tregoi nënapër Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital – e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Gjithashtu ai u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH