Showbiz

Foli rreth bullizmit që vajza e saj përjetoi në fëmijëri, flet ish-banorja e "BBV": I mora leje...

Shkruar nga Liberale

Foli rreth bullizmit që vajza e saj përjetoi në

Ditën e sotme, në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio aktorja dhe ish-konkurrentja e edicionit të tretë të “BBV”, Julia Ilirjani. Ajo foli për rrugëtimin e saj në këtë eksperiencë si dhe pranoi se do ndryshonte diçka në lojën e saj.

Po ashtu, Julia preku edhe temën e bullizmit të vajzës, Reenes. Aktorja zbuloi se vendosi ta ndante historinë e vajzës pasi kishte marrë miratimin e saj.

Pyetje- Si e përshkruan Julia eksperiencën që pati në “BBV” tani që ndodhet jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Julia-Jashtë ke një ide më të qartë se sa kur je brenda, mund të them një eksperiencë ndryshe, ato për të cilat hyra i realizova. Secili aty ka një objektiv të ndryshëm edhe pse delirantët mendojnë se do fitojnë çmimin e parë, por ka edhe nga ata që janë me këmbë në tokë. Unë jam shumë e rritur për të thënë që kjo eksperiencë mund të më ndryshojë. Jeta më ka përplasur me shumë situata, jam e formuar. Për të fituar gjëra në Shqipëri duhet të jesh i pamëshirshëm, i paedukatë dhe un nuk dua ta zbatoj si formulë në jetën time.

Pyetje-A do të bënte Julia diçka ndryshe nëse do të kishte mundesinë të rifutej në shtëpinë e “BBV”?

Julia-Po, do bëja. Do luaja sepse aty nuk kam luajtur. Është një format që nuk e kam studiuar, duke u nisur nga fjala ‘reality show’ mendoj se duhet të jesh i vërtetë. Aty nuk bën shumë punë të jesh “unë”.

Pyetje-A ruhen miqësitë e krijuara brenda “BBV” edhe jashtë shtëpisë së “BBV”?

Julia-Unë nuk kam pasur më asnjërin miqësi. Banorët brenda shtëpisë jetojnë në një bashkëjetesë të detyruar. Pjesa më e madhe janë me moshë mesatare shumë të re dhe nuk më lidh asgjë. Kam pirë kafe me Ilnisën, Riken, Silvin dhe me Gazin që ishim në Vlorë.

Pyetje-A beson Julia tek miqësia e vërtetë?

Julia-Besoj tek miqësia por ka disa njerëz që krijojnë idealizma që gjërat janë të përjetshme, duhet t’i marrim të mira dhe të bukura për ato kohë që ekzistojnë. Nuk ke nevojë të bësh shumë sforco. Miqësia është një gjë e natyrshme, nuk duhet bërë me ndonjë lloj interesi. Sot njerëzit lidhen në bazë të interesave.

Pyetje-Sa e vështirë është të ndash eksperiencat e tua personale me njerëzit e tjerë?

Julia-Është marrë sikur unë hyra në “BBV” për të folur për kauza. Unë jam mjaftueshëm e rritur për të folur për gjëra serioze dhe për gjëra që vlejnë për njerëzit. Unë mund të flas për gjëra që i kam tejkaluar si probleme, je më e ftohtë emocionalisht për ta treguar nëse e ke kaluar si problem. Unë kam folur shumë pak për jetesën ne Amerikë, do vi një moment që do flas por akoma nuk e bëj dot sepse jam akoma emotive. Për çështjen e Renes, i kam marrë leje a mund ta flas këtë gjë dhe më ka thënë që po.

Pyetje-Planet e Julias për të ardhmen?

Julia- Dëshira imë është të qëndroj në Shqipëri, por njeriu do zgjedh aty ku jeta është më e lehtë sepse tani kam edhe moshën që jo se nuk jam luftarake por jam edhe racionale në zgjedhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH