Showbiz

“Fitove punë se ke qenë e dashura e nën drejtorit”/ Familjarët e Ilnisa Agollit shpërthejnë keq ndaj Eglës: Nuk ka shkelur për 3 muaj...

Shkruar nga Liberale

“Fitove punë se ke qenë e dashura e nën drejtorit”/

Pas deklaratës së familjarëve të Egla Cenos se Ilnisa Agolli ka qenë e dashura e nën drejtorit dhe ka përfituar vende të mira puna pa e merituar, përmes një postimi ka reaguar edhe vetë familja e gazetares.

Në postimin e bërë të afërmit e Ilnisës hodhën poshtë akuzat se gazetarja ka përfituar punë si pasojë e lidhjeve që ka pasur me drejtuesit e instuticioneve të caktuara. Ndërsa nuk lanë pa përmendur as pjesën që Egla mund të jetë duke marrë rrogë në teatrin e Elbasanit pa shkuar fare aty sepse aktorja prej tre muajsh është në shtëpinë e “BBVIP”.

“Meqë prej profilit të Egla Cenos paska ardhur një reagim nga familjarët e kësaj të fundit, mbi një batutë ose pyetje të Ilnisës, ndërkohë që paska qenë me sy e vesh të mbyllur për çdo gjë tjetër që Egla ka nxjerrë nga goja. Këta familjarë të Eglës jo vetëm reaguan, por edhe shpifën dhe kundërakuzuan një fenomen që u bërtit në mbrojtje nga vetë Egla, duke përbaltur femrat dhe i quajtur ato Ilnisa. Meqë familjarët reaguan le të na thonë edhe se çfarë eksperience ka Egla me të mësuarit të seksit dhe pozicionit të misionarit të një vajze 10 vjeç, meqë do ja tregonte vetë kjo Anaisit. A vazhdon Egla të paguhet nga teatri i Elbasanit prej 3 muajsh? Ndërkohë që e gjithë Shqipëria e din që Egla nuk ka shkeluar asnjëherë në teatër për këto kohë, sepse është 24 orë në kamera brenda shtëpisë së Big Brother”– shkruhej në postimin e bërë në llogarinë zyrtare të Instagram të Ilnisa Agollit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH