Dita e Falënderimeve në shtëpinë e Arnold Schwarzenegger u ndërpre nga Policia.
Kjo pasi departamenti i Policisë së Los Anxhelosit zbarkoi në shtëpinë e aktorit pasi morën një telefonatë shqetësimi. Telefonata kishte raportuar se një bombë ishte vendosur në kutinë postare të Schwarzenegger në shtëpinë e tij.
Por megjithatë, doli të ishte një alarm i rremë. Burimi tregoi për gazetën se policia ka pasur një bisedë me personelin e sigurisë së aktorit dhe pretendoi se do të ishte detyrë për këdo që të vendoste një bombë pranë shtëpisë së tij duke qenë se në banesë ka siguri 24 orë.
Kur policia mbërriti në shtëpinë e Schwarzenegger-it, aktori nuk ishte i pranishëm aty pasi ishte në palestër dhe pritej të bashkohej me familjen më vonë për darkën e festës. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim lidhur me kërcënimin me bombë.
Burime të afërta pranë aktorit hollivudian deklaruan se ai është “mirënjohës” ndaj departamentit të policisë që po hetojnë situatën.
Kërcënimet po bëhen ‘trend’ në rritje tek të famshmit e profilit të lartë. Më herët gjatë javës, presidenti i zgjedhur Donald Trump zbuloi se disa anëtarë të kabinetit të tij morën kërcënime të tilla.
Madje edhe anëtarë të Partisë Demokratike janë vënë në shënjestër të incidenteve. Një nga më dramatiket ndodhi në fillim të këtij viti kur u bë një telefonatë e rreme 911 që raportonte një zjarr në Shtëpinë e Bardhë e se dikush ishte bllokuar brenda.