Prej disa kohësh po përflitet se Selena Gomez dhe i dashuri i saj, Benny Blanco, janë fejuar. Së fundmi, aktorja e “Only Murders in the Building” u fotografua me një unazë në gisht.
Paparaci arriti që t’a fotografonte Gomez duke dalë nga një metro në Los Anxhelos të enjten dhe unaza e floririt në gishtin e saj të fejesës u dallua teksa shikonte telefonin.
Selena u shfaq e veshur shumë thjesht për daljen e pasdites, duke zgjedhur një T-shirt vintage dhe kufje.