Showbiz

Fedez në një romancë të re pas ndarjes nga Chiara? (Foto/Video)

Shkruar nga Liberale

Fedez në një romancë të re pas ndarjes nga Chiara?

Fedez është përfolur shumë së fundmi në lidhje me jetën e tij personale dhe lidhjen me Chiara Ferragnj, të ëmën e fëmijëve të tij me të cilën nuk ka shumë kohë që janë ndarë. Së fundmi këngëtari është fotografuar në Kaliforni, ku shkoi për Coachella, i shoqëruar nga Giulia Ottorini, e njohur si influencuese në Itali. Fotot që u shkrepën i tregojnë ata teksa ecin bashkë dhe qeshin

Fedez në një romancë të re pas ndarjes nga Chiara?

jashtë një qendre tregtare. Kaq u desh që rrjeti të dyshonte se reperi ka nisur një lidhje të re, sidomos pasi konfirmoi ndarjen nga Chiara Ferragni.

Pak pasi fotot u publikuan, Giulia publikoi një video në TikTok, ku dëgjoheshin fjalët: “Kur ke një lidhje sekrete, por ajo të përshëndet në publik. Çfarë ankthi”.

Fansat nuk deshën më shumë komente për të menduar se video u bë për fotot në fjalë, por Ottorini i hodhi poshtë zërat. Kur u pyet kush është lidhja sekrete e saj, ajo deklaroi: “Asnjë person i famshëm”.

Më pas mediat zbuluan se Fedez dhe Giulia nuk ishin vetëm në Coachella, por me një grup të përbashkët miqsh. Ata nuk kanë postuar në rrjete sociale bashkë, por nuk u shpëtuan paparacëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH