Showbiz

FBI "zbarkon" në shtëpitë e reperit Puff Daddy, arrestohen dy djemtë e tij, ja përse akuzohen

Shkruar nga Liberale
FBI "zbarkon" në shtëpitë e reperit Puff Daddy,

Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majami u bastisën nga agjentët e FBI të hënën si pjesë e një hetimi federal për trafikim seksual. Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Autoritetet pohuan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Nju Jork dhe Çikago. Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut. Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër një prej reperëve dhe milionerëve më të famshëm, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH