Showbiz

Fationi dhe Arbëri nisin debat të ashpër, Ledioni ndërpret emisionin. Për çfarë bëhet fjalë?

Shkruar nga Liberale

Fationi dhe Arbëri nisin debat të ashpër, Ledioni ndërpret

Nga studio e “Big Brother” ish-banori, Fation Kuqari ka komentuar debatet me të cilat është përfshirë Meritoni gjatë ditëve të fundit, pikërisht banori i cili u bë shkak që ai të dilte vetë nga shtëpia.

Fationi tha se Meritoni është natyrë bullizuese, por përmendi dhe betimin që ka ai ka dhënë. Meritoni është shprehur se nëse Ilnisa del nga shtëpia, do dalë dhe ai.

“Ai këtë natyrë ka, e ka bërë më parë. Nisi si seksi dhe më pas i ofendoi. Eglën e nxorri nga shtëpia.  Tek unë, nuk kisha lidhje fare. U nxitova, unë gabova vetë dhe dola, unë dogja të ardhmen time në një farë mënyre për të dalë burrë. Ai ka thënë po doli Ilnsia do dal dhe unë.  Të shohim sa burrë është. Dha fjalën, të shohim sa do ta mbajë. Çmimin e madh mund ta fitosh në shumë mënyra por fytyrën është vështirë ta mbash.”- tha Fationi.

Në këtë moment, ka ndërhyrë Arbëri, i cili ka thënë se ai nuk është si ty që të dalë dhe të ndërpresë lojën.

Fationi është shprehur se në fakt ai ka dalë se është burrë.

Biseda mes dyshes ka agravuar më tej, kur Fationi ka thënë se në fakt Arbëri e mbron Meritonin pasi e ka shumë xhan atë.

Arbëri është shprehur se prej disa programesh rresht në fakt ai e ka sulmuar Meritonin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH